Aksidenti mes tre automjeteve në Gjirokastër, e reja në gjendje të rëndë, transportohet drejt Traumës

12 September 2022, 08:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti mes tre automjeteve në Gjirokastër, e reja në gjendje
Foto ilustruese

 Një aksident në seri ndodhi mbrëmjen e kaluar ku u përfshinë tre automjete.

Nga aksidenti mbetën të lënduar 2 persona. Sidorela Memushi, 21-vjeçe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar. Burime pranë spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër informojnë se vajza kishte skalpin e kokës të dëmtuar, plagë mbi sy me hematomë dhe dëmtime të këmbëve.

Bashkë me të mbeti i plagosur edhe shoferi i mjetit, 24-vjeçari Redon Xhanari. Gjendja e tij shëndetësore është në gjendje të qëndrueshme.

Të 3 automjetet po vinin drejt Gjirokastrës. Njërës prej tyre ia ka prerë rrugën një lopë. Nga frenimi i menjëhershëm i dy makinave të tjera të cilat ishin në distancë të afërt mësohet se ka ndodhur edhe përplasja me makinën e parë.

Çuditërisht të plagosur kanë mbetur të rinjtë që udhëtonin me makinën e tretë, Redon Xhanari nga Gjirokastra dhe Sidorela Memushi nga Tepelena.


Video