Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident me vdekje është regjistruar ditën e sotme në Tiranë.
Autoritetet njoftojnë se shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësore, ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në orën 16:00, në bulevardin Zhan D'Ark.
Këmbësorja është transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë disa orë më vonë duke mos iu mbijetuar plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.