Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rural Kasht bardhë-Krutje, në kryqëzimin e fshatit Qerret i vjetër. Mjeti tip fuoristrada me targa gjermane udhëtonte nga Kashtbardha në drejtim të Krutjes dhe mjeti tip Pasat i ka prerë rrugën në kryqëzim. Nga përplasja, kanë mbetur të plagosur rëndë personat që ndodheshin në mjetin Pasat, pasi makina përfundoi në kanal.
Raportohet se gjendja e tyre është e rëndë, teksa janë transportuar për në spital.
Në vendngjarje ndodhet policia e qarkullimit dhe zjarrfikësit e Lushnjes, teksa pritet ekspertiza për të saktësuar shkaqet e aksidentit.