Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Katër persona kanë mbetur të plagosur pasi dy makina u përplasën me njëra tjetrën në aksin rrugor Fushkrujë - Thumanë.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Derven.
Të lënduarit janë dërguar te spitali i Traumës në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të jetë ndërprerja e rrugës nga makina tip Opel, por edhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte edhe makina tjetër tip Mitsubishi me targa italiane e cila drejtohej nga shtetasja me inicialet M.L.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.