Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident rrugor është regjistruar pranë nënkalimit të Fushë Krujës, ku një person ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti është përplasur me trafikndarësen, ndërsa për nxjerrjen e të dëmtuarit nga mjeti kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Krujës, të cilat kanë përdorur pajisje prerëse.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.