Aksident në autostradën Fier–Vlorë, përplasen dy makina, krijohet trafik i rënduar

17 August 2025, 10:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në autostradën Fier–Vlorë, përplasen dy
Levan-Vlorë

Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 9-20 minuta të ditës së sotme  përgjatë autostradës Fier–Vlorë, në zonën e fshatit Panaja.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.

Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik i rënduar në këtë aks, për shkak se është ditë pushimi dhe shumë automjete udhëtojnë drejt jugut për në plazhe.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e Vlorës, e cila po punon për hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.


Video