Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas këmbësorin

29 Prill 2025, 08:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “29 nëntori” në kryeqytet.

Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga policia e shtetit, mjeti i drejtuar nga 35 vjeçari J.M. ka përplasur një person të moshuar që po kalonte rrugën, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

I moshuari po kalonte trafikndarësen në momentin e aksidentit dhe për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetonte.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Video