Aksident me vdekje në Durrës, automjeti përplas të moshuarin me biçikletë

4 January 2026, 22:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident me vdekje në Durrës, automjeti përplas të moshuarin

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në afërsi të portit në Durrës.

Mësohet se viktima është një burrë rreth 60-vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë bëhet me dije se,  qarkullimi në zonën e Portit është kufizuar pjesërisht.


Video