Aksident me vdekje në aksin rrugor Lezhë–Rrilë

22 May 2026, 21:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në aksin rrugor Lezhë–Rrilë
Foto ilustrim

Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar ketë të premte në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, pranë kryqëzimit të Rrilës në vendin e quajtur “Emanuel Gaz”.

Një automjet  është përplasur me një motomjet dhe për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


Video