Aksident i RËNDË në Tiranë, plagosen katër të rinj!

3 February 2024, 21:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i RËNDË në Tiranë, plagosen katër të
Aksident i rëndë në Tiranë

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në zonën e 5 majit.

Mësohet se një automjet tip VolksWagen Golf 5 ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me një karrotrec të parkuar anash rrugës.

Më pas mjeti ka përplasur 4 djem të rinj që ishin në cep të rrugës. 3 prej tyre kanë përfunduar në spital pasi kanë pasur dëmtime të lehta.

Ndërkohë në vend ngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po vijojnë me hetimet për shkaqet e aksidentit ku paraprakisht dyshohet se ka qenë me shpejtësi të lartë.


Video