
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Sauk, ku një automjet tip 'Audi' u përplas me autobusin i linjës së Petrelës. Shkak u bë parakalimi i gabuar. Për pasojë janë lënduar 6 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë te spitali i Traumës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit ‘Audi’ ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit.
Mes të lënduarve është drejtuesi i makinës, i cili ndodhet në spital bashkë me të lënduarit e tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.