Shit-blerje votash për Partinë e Lirisë, arrestohet 52- vjeçari që kërkonte 15 mijë lekë për 4 vota

10 May 2023, 09:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shit-blerje votash për Partinë e Lirisë, arrestohet 52-
Kristo Agalliu

Komunikimi për shit-blerje votash për Partinë e Lirisë ka vënë në pranga një 52-vjecar dhe një tjetër është vënë nën hetim. 52-vjeçar i identifikuar si Kristo Agalliu është arrestuar dhe Agron Duro, 61 vjeç po hetohet në gjendje të lirë.

Ky i fundit po bisedonte me koordinatorin e LSI në Kuçovë dhe i thoshte  se do të sillte votues nga Kuçova drejt Tiranës kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra për 4 vota, nga të cilat 50 mijë lekë do të përdoreshin për naftë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 52-vjeçar si dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër shtetas pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin komunikonin për shit-blerje votash.

 


Video