Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, me pasojë humbjen e jetës së drejtuesit të një motori.
Ngjarja është shënuar në orët e pasdites në zonën e Yrshekut, pranë "Univers City".
Burime policore bënë me dije se nga përplasja e një veture me motomjetin, ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit, një 21 vjeçar.
Policia Rrugore ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke arrestuar shoferin tjetër dhe nisur hetimet për dinamikën dhe shkaqet.