Aksident tragjik në Tiranë-Durrës, 28-vjeçari humb kontrollin e mjetit në autostradë, sapo del nga makina përplaset për vdekje nga një tjetër makinë

17 February 2025, 08:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident tragjik në Tiranë-Durrës, 28-vjeçari humb

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, me pasojë vdekjen e një 28-vjeçari dhe plagosjen e tre pasagjerëve që udhëtonin në mjet me të.

Fillimisht shoferi me inicialet G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.

Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video