Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Palermo-Katania në Itali.
Siç raportojnë mediat italiane, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 7 persona, dy prej të cilëve në gjendje kritike. Ata janë transportuar me helikopter në spitalin e Katanias.
Sipas informacioneve paraprake, nëj autobus me futbollistë të rinj është përfshirë në aksident. Shoferi, për arsye të paqarta ka humbur kontrollin dhe është përplasur fort me barrierat anësore.
Aksidenti ka shkaktuar radhë kilometrike për shkak të mbylljes së autostradës.