Aksident fatal në Itali, vdesin katër të rinj

6 January 2024, 16:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident fatal në Itali, vdesin katër të rinj
Pamje nga aksidenti fatal

Një aksident i rëndë me katër viktima është shënuar pasditen e sotme në Itali.

Sipas informacioneve nga mediet italiane, katër djem të rinj kanë ndërruar jetë në Montepaone të Kalabrisë pas përplasjes së dy makinave.

Mjetet Fiat Idea dhe një Fiat Panda janë përplasur kokë më kokë duke rezultuar në vdekjen e 4 të rinjve, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Sakaq, shoferi i makinës Fiat Idea dhe një fëmijë 5 vjeçar ndodhen në gjendje kritike për jetën.



Video