Ajola Xoxa në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”!

1 August 2025, 12:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ajola Xoxa në SPAK në zbatim të masës së sigurisë
FOTO: Ajola Xoxa

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ka shkuar në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Pak ditë më parë, Xoxa është marrë zyrtarisht e pandehur së bashku me bashkëshortin e saj, Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza të rënda si korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të paligjshme.

SPAK dyshon se çifti Veliaj-Xoxa është i përfshirë në një skemë të gjerë dhe të strukturuar të pastrimit të parave. Nga ana e tij, Veliaj i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke i quajtur politike dhe të pabazuara.


Video