AGSH dënon sulmin ndaj gazetarit Elton Qyno: Dhuna ndaj medias është e papranueshme

31 July 2026, 13:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

AGSH dënon sulmin ndaj gazetarit Elton Qyno: Dhuna ndaj medias

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit Elton Qyno, duke e cilësuar atë një akt të papranueshëm që, sipas të dhënave paraprake, lidhet me ushtrimin e detyrës së tij profesionale.

Në reagimin zyrtar, AGSH thekson se çdo formë dhune, kërcënimi apo intimidimi ndaj gazetarëve përbën një cenim të rëndë të lirisë së medias dhe të drejtës së publikut për t'u informuar, ndërsa u bën thirrje autoriteteve që të zhvillojnë hetime të shpejta, të paanshme dhe profesionale për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien e autores përpara përgjegjësisë ligjore.

"Reagim i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon me forcë sulmin fizik ndaj gazetarit të Syri TV, Elton Qyno, një akt i papranueshëm që, sipas të dhënave të deritanishme, është kryer për shkak të ushtrimit të detyrës së tij profesionale nga shtetasja R.N.
Çdo formë dhune, kërcënimi apo intimidimi ndaj gazetarëve përbën një cenim të rëndë të lirisë së medias dhe të së drejtës së publikut për t'u informuar. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë profesionin e tyre pa frikë nga sulmet apo hakmarrja për shkak të raportimeve të tyre.
Njëkohësisht, vlerësojmë reagimin e Policisë së Shtetit dhe kërkojmë që hetimet të zhvillohen me shpejtësi, paanshmëri dhe profesionalizëm, në mënyrë që të dokumentohen plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe autorja të vihet përpara përgjegjësisë, në përputhje me ligjin.

 


Video