Defekt në sistemin grek, radhë në pikën kufitare të Qafë Botës

31 July 2026, 11:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Defekt në sistemin grek, radhë në pikën kufitare të
Qafë Botë

Radhë janë krijuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës, për shkak të problemeve me sistemin e regjistrimit në anën greke.

Sipas burimeve nga pika e kalimit kufitar Qafë Botë, është bllokuar përkohësisht regjistrimi i personave dhe automjeteve, duke sjellë radhë për qytetarët që presin të hyjnë në territorin grek.

Pas komunikimit të palës shqiptare me autoritetet greke, është bërë me dije se sistemi i tyre ka pësuar një defekt teknik dhe aktualisht po punohet për rikthimin e tij në funksion.


Video