A do marrë pjesë Meta në varrimin e babait? Ja vendimi i SPAK!

1 June 2026, 12:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A do marrë pjesë Meta në varrimin e babait? Ja vendimi i SPAK!
Në FOTO: Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta,

Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi teksa po hynte në SPAK.

Avokati i Metës ka kërkuar leje për ditën e nesërme, që kreu i PL të dalë nga qelia dhe të marrë pjesë në ceremoninë mortore të lamtumirës për të atin.

Burgjet i kanë kujtuar avokatit se këtë kërkesë duhet t’ia drejtojnë edhe SPAK-ut, tch shkruan se SPAK e ka aprovuar lejen.

Sakaq, po kryhen procedurat që Meta të lërë institucionin 313 dhe të marrë pjesë në varrimin e të atit.


Video