6 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë/ Aksident masiv në Pogradec, përplasen 3 makina

1 April 2023, 15:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
6 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë/ Aksident masiv
Aksidenti

Një aksident automobolistik është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, më konkretisht automjeti furgon tip "Benz", me automjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip "Toyota" me drejtues shtetasin M. P.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 6 persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në afërsi të fshatit Pojskë.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Video