48-vjeçari grek humbet jetën në Sarandë, u dërgua në spital pa shenja jete

28 March 2026, 09:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
48-vjeçari grek humbet jetën në Sarandë, u dërgua
Sarandë

Një shtetas grek, 48 vjeç, është dërguar pa shenja jete në urgjencën e spitalit të Sarandës mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00. Viktima është identifikuar si Pavllos Simeriontaqis, 48 vjeç, nga Athina.

Pas mbërritjes në spital është njoftuar policia, ndërsa ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet paraprake lidhen me një arrest kardiak si shkak i mundshëm i vdekjes.

Trupi do të transportohet drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.


Video