40-vjeçari nxjerr gjithë fshatin për ta mbrojtur pas akuzave të komshies: Të më varni nëse ia kam ngacmuar seksualisht djalin

13 October 2022, 20:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
40-vjeçari nxjerr gjithë fshatin për ta mbrojtur pas akuzave
Dionis Myrtollari

40-vjeçari Dionis Myrtollari nga fshati Porodinë i Korçës ka reaguar pas komshia e tij, Ativie Qazimllari e akuzoi se 4 muaj më parë, ai i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe.

Në një prononcim për mediat, Myrtollari është shprehur se nuk pranon asnjë akuzë të bërë nga nëna e djalit, ndërsa thotë se policia të hetojë çdo gjë. 40-vjeçari ka shtuar më tej, se nëse vërtetohet diçka e tillë, ai të varet në mes të fshatit.

“Nuk pranoj asnjë prej akuzave, komshinjtë e mi kanë probleme mendore, jam gati të vijë policia dhe të hetojë gjithçka. Në rast se vërtetohet edhe gjëja më e vogël mund të më varni në mes të fshatit. Më është dëmtuar imazhi, jam babai i tre fëmijëve që kanë frikë të dalin nga shtëpia sepse ajo familje i godet me gurë. Turp për policinë e cila nuk merr masa dhe dëmton imazhin e një njeriu të thjeshtë si unë”, ka thënë ai.

Në mbrojtje të tij kanë dalë banorët e fshatit të cilët në shenjë proteste janë shprehur: “Dionisi është një djalë i mirë, nuk është fare problematik dhe nuk ka bërë asgjë nga këto që thotë ajo familja. Ajo familje është e shkatërruar dhe me probleme mendore. Kërkojmë që të zbardhjet ngjarja, për këtë arsye jemi të gjithë këtu në mbështetje të Dionisit”- shprehen ata.


Video