4 marrëveshjet që u nënshkruan sot në samitin e ‘Ballkanit të Hapur’

8 June 2022, 17:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
4 marrëveshjet që u nënshkruan sot në samitin e
Liderët e shteteve të Ballkanit të Hapur

Një marrëveshje dhe tre memorandume janë nënshkruan ditën e sotme mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të samitit të Ballkanit të Hapur të mbajtur në Ohër.

Ato kanë të bëjnë kryesisht për bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe administratës tatimore, më konkretisht:

-Marrëveshje për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor.

Tri shtetet kanë nënshkruar gjatë samiteve të tjerë në kuadër të Ballkanit të Hapur edhe disa marrëveshje të tjera që sipas tyre lehtësojnë barrierat tregtare.

Jashtë nismës janë ende Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Megjithatë, në Ohër, në cilësinë e vëzhguesve morën pjesë përfaqësuesit e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.


Video