"30 mijë euro për kilogram"/ Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në sasi të mëdha, 5 në pranga në Tiranë

20 May 2023, 11:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"30 mijë euro për kilogram"/ Shpërndanin
Pamje nga arrestimi

5 persona, pjesë të një grupi kriminal janë vënë në pranga, pasi u kapën duke shitur kokainë në kryeqytet.

Konkretisht janë arrestuar Donald Muhamuçi 31 vjeç, Ermal Lamaj 39 vjeç, Kostaq Murtaj 29 vjeç, Olsi Mylka 34 vjeç, Shemsi Proda 30 vjeç. Ato u kapën me një çantë ku kishin 2 kg e 300 gr kokainë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin kokainë në sasi të mëdha, dhe më pas e shisnin atë rreth 30 mijë euro kg, në vende të ndryshme në Tiranë. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 2 kg e 300 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete si dhe 4 aparate celulare.

 


Video