15-vjeçari në Gramsh u vra për shkak të rrjeteve sociale, sherri nisi rreth dy javë më parë (DETAJET)

16 May 2023, 17:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
15-vjeçari në Gramsh u vra për shkak të rrjeteve sociale,
Sendet e jashtëligjshme të adoleshentëve

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mesditën e sotme në Gramsh, ku mbeti i vrarë me thikë 15-vjeçari Fatjon Bici dhe u plagos kushëriri i tij Marko Liçi, dhe ai 15 vjeç, pas një sherri mes adoleshntëve.

Burime bëjnë me dije se konflikti me 4 adoleshentët e tjerë, shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç, kishte nisur rreth dy javë më parë tek një kënd lojërash dhe shkak kanë qenë rrjetet sociale.

Konflikti i cili nuk ishte mbyllur dhe sot dy kushërinjve i kanë dalë para 4 adoleshentë të tjerë me thika dhe përforcues grushti.

I plagosuri është dërguar në spital nga prindërit pasi e kanë parë me plagë në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në krahun tjetër policia ka shoqëruar 4 adoleshentët e tjerë të përshirë në ngjarje, mes tyre edhe autori.


Video