"14 Maji"/ Yuri Kim i shkon në zyrë Rrumbullakut: Policia rol vendimtar për proces zgjedhor të sigurt dhe me standarde

3 May 2023, 15:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"14 Maji"/ Yuri Kim i shkon në zyrë Rrumbullakut: Policia
Yuri Kim dhe Muhamet Rrumbullaku

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane bën me dije se në fokus të diskutimit kanë qenë zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku Yuri Kim ka theksuar se Policia ka rol vendimtar në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur.

Gjithashtu kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike.

Postimi i plotë:

Ambasadorja Kim dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Shqiptar Rrumbullaku diskutuan bashkëpunimin në rritje SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit kundër rrjeteve kriminale, trafikut të drogës dhe kërcënimeve kibernetike. Ambasadorja theksoi rolin vendimtar të Policisë së Shtetit në sigurimin e një procesi të sigurt dhe të hapur në zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjin shqiptar.


Video