45-vjeçari shqiptar shkakton aksident në Selanik, hyn me makinë në lokal dhe plagos 3 persona (VIDEO)

11 October 2026, 11:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

45-vjeçari shqiptar shkakton aksident në Selanik, hyn me makinë

Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfundoi brenda një lokali plot me klientë.

Nga përplasja u plagosën tre persona që ndodheshin në lokal, ndërsa u shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Policia arrestoi drejtuesin 45-vjeçar, me shtetësi shqiptare.

 Testi i alkoolit tregoi 0,77 dhe 0,74 mg/l në ajrin e nxjerrë, ndërsa kufiri i lejuar është 0,25 mg/l.

Shoferi do të dërgohet para autoriteteve gjyqësore, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.


Video