VIDEO/ Çfarë po ndodh? I shoqëruar nga Senatorë, ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK!

10 October 2026, 11:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Çfarë po ndodh? I shoqëruar nga Senatorë,

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho.

Po ashtu ai ka takuar dhe kreun e BKH-së, Joni Ketën.

Ambasadori amerikan ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe senatorë amerikanë.

Siç shihet edhe nga pamjet, delegacioni është pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi tematikën e diskutimeve mes ambasadorit Wendt dhe kreut të SPAK-ut, Klodian Braho.


Video