Zyrtare/ Odise Roshi tërhiqet nga Kombëtarja

14 November 2024, 11:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zyrtare/ Odise Roshi tërhiqet nga Kombëtarja
Odise Roshi

Pas Bekim Balajt edhe Odise Roshi ka vendosur t’i japë lamtumirën kombëtares. 33-vjeçari fierak, i cili aktualisht luan me Erzurumsporin në kategorinë e dytë turke, ku ka zhvilluar gjithsej 70 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar 5 gola.

Ai debutoi më 7 tetor të vitit 2011-të ndërkohë që ndeshja e tij e fundit ku ai është aktivizuar ka qenë miqësorja me Italinë stadiumin “Air Albania” ndeshja e fundit edhe e ekipit tonë nën drejtimin e trajnerit Italian Edi Reja.

Me brazilianin Sylvinho mesfushori kuqezi është grumbulluar vetëm një herë, në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë në eliminatoret e Kampionatit Europian ku kuqezinjtë fituan me shifrat 2-0, por që nuk pati asnjë minutë në atë takim. Një vendim i tij që vjen menjëherë pas atij të Bekim Balaj, që veç shok skuadre, të dy janë dhe miq shumë të ngushtë jashtë futbollit.





Video