Zbulohet se kush janë dy këngëtarët që do të performojnë në finalen e Champions League

25 Maj 2023, 20:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Anitta

Superylli brazilian Anitta dhe nigeriani Burna Boy do të jenë 2 artistët që do të këndojnë në shfaqjen që do t’i paraprijë finales së Ligës së Kampionëve.

Lajmi tashmë është konfirmuar zyrtarisht, teksa braziliania ka premtuar super spektakël.

“Unë jam shumë e ngazëllyer! Jam e lumtur që jam pjesë e spektaklit të Champions League dhe mezi pres të këndoj së bashku me Burna Boy. Një shfaqje që nuk duhet humbur nga tifozët në stadium dhe në mbarë botën”, tha 30-vjeçarja Anitta.

Finalja e madhe luhet mes Manchester Cityt dhe Interit në stadiumin Olimpik “Ataturk” në Stamboll më 10 qershor.

Video