Të gjithë në këmbë për Ernest Muçin, shqiptari çon Beshiktashin në finalen e Kupës së Turqisë (VIDEO)

7 May 2024, 22:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të gjithë në këmbë për Ernest Muçin,
Ernest Muçi

Ka mjaftuar një gol i Ernest Muçit dhe Beshiktashi është kualifikuar në finalen e Kupës së Turqisë për sezonin 2023-2024.

Shqiptari realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur me një goditje potente duke ngritur peshë të 60 mijë tifozët që po ndiqnin në stadium përballjen ndaj Ankaragucu.


Ndeshja e parë gjysmëfinale kishte përfunduar në barazim 0-0, teksa Beshiktashit duhet të të presë deri nesër për të zbuluar kundërshtarin mes Trabzonspor dhe Karagumruk.


Video