Skandal në Abu Dhabi, tifozi arab rreh me kamxhik shokun e skuadrës së Benzema pas humbjes (VIDEO)

12 Prill 2024, 17:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skena mesjetare në Arabi

Një skandal i turpshëm ka ndodhur në Abu Dhabi, pas përfundimit të ndeshjes finale të Kupës, midis Al Ittihad dhe Al Hilal.

Skuadra me të cilën luajnë yjet francezë, Karim Benzema dhe Ngolo Kante, humbi finalen me rezultatin 1-4 përballë ekipit tjetër saudit, ku luajnë  Milinkoviç-Saviç, Kulibali, Mitroviç e Neves.

Kjo humbje duket se i kushtoi më shtrenjtë futbollistit Abdelazik Hamdala, të cilin një tifoz e goditi me kamxhik që nga tribuna.

Sulmuesi maroken i Al Ittihad po dilte nga fusha dhe e dëgjoi tifozin që po e shante, ndaj shkoi ta pyeste pse, por kur iu afrua Hamdala i hodhi ujë tifozit, i cili nga ana e tij nxori një kamxhik dhe e goditi disa herë rrufeshëm.

Më pas ndërhyn stjuardët me shpejtësi për të shmangur agravimin e situatës.

Sipas mediave, tifozi me kamxhik pasi u nxor nga stadiumi, u arrestua dhe u dërgua në komisariatin e Abu Dhabit.

Video