Ndërron jetë futbollisti 25-vjeçar në Gjermani, në ndeshjen e fundit u zëvendësua për probleme me frymëmarrjen

29 Nëntor 2023, 14:04Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas rastit Raphael Dwamena, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në futboll. Futbollisti Agyemang Diawusie ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare pasi në ndeshjen e tij të fundit me skuadrën e kategorisë së tretë në Gjermani, Jahn Regensburg, është ankuar te mjekët se kishte pasur probleme në frymëmarrje.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra gjermane, ndërsa në reagim shkruhej se ai ka ndërruar jetë për “shkaqe natyrore”. Në të kaluarën, futbollisti ka luajtur edhe me RB Leipzig, ndërsa ka qenë pjesë e moshave të Gjermanisë nga U-15 deri te U-19.

Ndeshja e tij e fundit ishte më 4 nëntor kundër Mynihut 1860, ku ai u zëvendësua në minutën e 39 pasi kishte probleme në frymëmarrje.

“Kë të martë, Jahn Regensburg mori lajmin e tmerrshëm se futbollisti ynë Agyemang Diawusie ka ndërruar jetë. Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga kjo ngjarje”, shkroi klubi gjerman për ngjarjen e rëndë.

Më 11 tetor, futbolli shqiptar u trondit pasi futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena, ra pa ndjenja në ndeshjen ndaj Partizanit dhe ndërroi jetë më pas në spital. Ai vuante nga problemet në zemër, por nuk i ishte bindur mjekëve për t’u tërhequr nga futbolli aktiv.

Video