Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Cristiano Ronaldo është dëmtuar në barazimin 0-0 mes Al Nassr dhe Persepolis, për Champions League të Azisë dhe është në dyshim për ndeshjen e radhës në transfertën e së premtes (1 dhjetor) ndaj Al Hilal nga Jorge Jesus dhe Rúben Neves.
“Ekipi mjekësor po studion shkallën e dëmtimit, nuk është e lehtë”,- tha Luís Castro, trajneri i Al Nassr, në fund të ndeshjes të së hënës.
“Ekipi mjekësor do të bëjë punën e tij, duke i nënshtruar lojtarit seanca rikuperimi dhe shpresojmë që ai të jetë gati për të marrë pjesë në ndeshjen e radhës ndaj Al Hilal në transfertë”,- shtoi tekniku portugez pas takimit të kësaj të hëne.