Me këngë, flamuj dhe flakadanë, tifozët e Shqipërisë nisin marshimin drejt “Air Albania” (VIDEO)

16 November 2024, 18:41Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me këngë, flamuj dhe flakadanë, tifozët e
Tifozët e Shqipërisë

Tifozët e Shqipërisë, kanë nisur marshimin e tyre drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku do të luhet ndeshja ndaj Çekisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Me këngë, flamuj dhe flakadanë të shumtë, tifozët kanë ndezur atmosferën pak orë para ndeshjes.


Në numër të madh, tifozët po marshojnë të organizuar drejt stadiumit. Spektakli në tribuna është i garantuar, kjo edhe për shkak se janë shitur të gjitha biletat.

Ndeshja Shqipëri-Çeki, do të luhet në orën 20:45.



Video