Kombëtarja niset sot drejt Austrisë, programi që do ndjekin deri në Europian

31 May 2024, 12:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kombëtarja niset sot drejt Austrisë, programi që do ndjekin deri

Sipas programit të publikuar nga Federata shqiptare e futbollit, seanca stërvitore e të enjtes ishte e fundit në Tiranë për kombëtaren shqiptare.

Kuqezinjtë zhvendosen sot në orën 16:00 drejt Austrisë, në Grac, aty ku në një nga komplekset sportivë të qytetit, do të zhvillojnë fazën përgatitore e cila do të zgjasë një javë.

Ndërsa gjatë kësaj periudhe do të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore atë ndaj Lihtenshtejnit më 3 qershor në orën 20:00 dhe Azerbajxhanit më 7 qershor në orën 19:00 , në Hungari.

Pas këtyre miqësoreve, Sylvinho do të dorëzojë dhe listën finale të lojtarëve që do të shkojnë në Europianin e 2024.


Video