Klinsman: Interi për gjysmëfinale Championsi, më shijon kriza e Milan dhe Juves

5 Shkurt 2023, 16:04Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jurgen Klinsman

Inter-Milan është një nga sfidat që Serie A e eksporton në gjithë botën. Nga Kina në SHBA, do jenë qindra miliona telespektatorë, mes të cilëve, nga Kalifornia, edhe një që me fanellën e Inter ka shkruar faqe të rëndësishme të historisë të kësaj ndeshjeje: Jurgen Klinsman.

"Derbin duhet ta fitosh, sepse ka shumë rëndësi. Një ndeshje speciale për tifozë si unë, por edhe për lojtarët në fushë. Në kohën time ishte Interi i tre gjermanëve kundër Milanit të holandezëve, - kujton Klinsman gjatë ‘Apericalcio’. – Ishin ndeshje të mrekullueshme dhe të ekuilibruara. Ishte një eksperiencë shumë e bukur.

Jetoj në SHBA që prej vitit 1998, por e ndjek gjithmonë futbollin italian. Jam krenar për atë që po bën Interi. Më pëlqen si luan, por besoj se në kampionat është vonë, sepse askush nuk e ndal Napolin. Shpresa ime është se mund të jetë një vit i mirë në Champions. Mund të bëjë mirë, pasi ka një grup të fortë lojtarësh.

Mund të përballet denjësisht me klubet e mëdha të Europës. Pres që të paktën të shkojë në gjysmëfinale. Pastaj është edhe Kupa e Italisë, që është më pak prestigjioze, por gjithsesi është një trofe”.

Klinsman ka folur edhe për Milanin dhe Juventusin: "Si interist, po e shijoj momentin e vështirë të Milanit dhe Juventusit, si çdo tifoz. Rënia e Milanit është e pashpjegueshme, sepse po ecte shumë mirë. Askush nuk e priste të humbiste kaq shumë ndeshje. Nuk e di çfarë ka ndodhur me të”.

Video