Real Madrid mposht 1-0 Juventus në raundin e tretë të të Champions League. Në Bernabeu, vendos goli në minutën e 57′ nga Bellingham, që depoziton në rrjetë pas shtyllës së goditur nga Vinicius. Tudor, akoma pa fitore këtë vit në Europë, kafshon duart për rastet e humbura nga Vlahovic e Openda, por Di Gregorio shpëtoi portën disa herë ndaj Mbappé e Arda Güler.
Triumfe të zhurmshëm nga anglezët: Liverpool dërrmoi Eintracht 1-5 në Frankfurt, ndërsa me të njëjtin rezultat Chelsea u imponua ndaj Ajax.
Poker i Bayern që vazhdon të sheshojë kundërshtarët që i dalin para.
Rezultatet e Champions League
Athletic Club 3-1 Qarabag FK
Galatasaray 3-1 Bodoe/Glimt
AS Monaco 0-0 Tottenham Hotspur
Atalanta 0-0 Slavia Prague
Bayern Munich 4-0 Club Brugge
Chelsea 5-1 Ajax
Eintracht Frankfurt 1-5 Liverpool
Real Madrid 1-0 Juventus
Sporting CP 2-1 Marseille