E TRISHTË/ Disa ditë nën rrenoja, gjendet i vdekur ish-lojtari i Chelsea

18 February 2023, 09:45Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E TRISHTË/ Disa ditë nën rrenoja, gjendet i vdekur ish-lojtari i
Në foto: Christian Atsu

Mes viktimave të tërmetit në Turqi është edhe sulmuesi ganez i skuadrës turke Hatayspor, Christian Atsu, 31 vjeç. Futbollisti, pas tërmetit të 6 shkurtit, ishte zhdukur. Trupi i tij u gjet nën rrënojat e shtëpisë së tij në Hatay.

Ditët e fundit ishte përhapur lajmi, e më pas mohuar, se ish-sulmuesi ishte nxjerrë i gjallë nga rrënojat. Atsu po luante për Hatayspor, një ekip nga provinca jugore e Turqisë e shkatërruar nga tërmeti.

Vetëm të dielën para tërmetit, ai shënoi golin e fitores ndaj Kasimpashës në minutën e 97-të. Një ish-premtim i madh i Portos dhe Chelseat, me 65 paraqitje dhe 10 gola për kombëtaren e Ganës.

 


Video