E pabesueshme! Kroatët kalojnë në avantazh brenda dy minutash, i ndihmon edhe një autogol

19 June 2024, 16:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E pabesueshme! Kroatët kalojnë në avantazh brenda dy minutash, i
Kroaci -Shqipëri

Kroacia ka arritur të përmbysë rezultatin ndaj Shqipërisë duke kaluar në avantazh.

Në minutën e 74 dhe 76 të ndeshjes, kroatët kanë arritur të shënojnë dy gola. I dyti në fakt ka qenë një autogol i Gjasulës, zëvendësim i Silvinjos në pjesën e dytë.

Kështu, teksa kanë mbetur edhe më pak se 15 minuta lojë, duket se Shqipëria e ka tashmë tepër të vështirë të rikthehet.


Video