
'Belinda Balluku e pafytyrë', banorët e Bërxullës kërkojnë zgjid...
26 Mars, 11:55Fokus
Katër persona kanë vdekur dhe të paktën 29 janë plagosur në Brazil, pasi autobusi që transportonte futbollistë të rinj ra poshtë urës.
DailyMail raportoi të martën se në autobus gjendeshin futbollistë të ekipit të të rinjve Vila Maria Helena, ndërsa shoferi humbi kontrollin dhe ra afro 10 metra poshtë.
Viktimat janë tre të rinj dhe një i rritur. Ekipi po kthehej nga qyteti Duque de Caxias në Ubaporanga. Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim ndërsa mediat kanë publikuar edhe pamje të vendit ku ndodhi aksidenti.