Shkencëtari Francis Halzen fiton çmimin Nobel për Fizikë

6 October 2026, 14:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shkencëtari Francis Halzen fiton çmimin Nobel për Fizikë
Francis Halzen

 Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave i akordoi të martën Çmimin Nobel në Fizikë shkencëtarit Francis Halzen.

Ai u vlerësua për “kontributet vendimtare në Observatorin e Neutrinove IceCube dhe zbulimin e neutrinove me energji të lartë me origjinë astrofizike”, njoftoi akademia.

Komiteti Nobel i përshkroi neutrinot si “mesazhe fantazmë nga hapësira”.

Ky është çmimi i dytë Nobel i shpallur këtë javë, pas Çmimit Nobel në Mjekësi, i cili iu dha tre shkencëtarëve për punën e tyre në optogjenetikë, e cila ka ndihmuar në kuptimin e mënyrës se si funksionon truri.

Shuma e Çmimit Nobel këtë vit është 12 milionë korona suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë ose 1 milion euro. Çmimi mund t’i jepet një individi, një grupi të vogël laureatësh ose një organizate.

Çmimi Nobel në Fizikë është dhënë 119 herë për 230 laureatë gjatë periudhës 1901-2025.

Vitin e kaluar, çmimi iu dha tre shkencëtarëve për kërkimet e tyre mbi sjelljen e pazakontë të grimcave nënatomike, të njohur si tunelimi kuantik. Këto kërkime kontribuuan në matjet ultra të ndjeshme të realizuara nga aparatet MRI, si dhe hodhën bazat për zhvillimin e telefonave celularë më të avancuar dhe kompjuterëve më të shpejtë.


Video