Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS që do mbahej sot

14 October 2026, 08:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS që do mbahej sot
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka anuluar mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e cila ishte planifikuar të mbahej sot, në orën 12:00, në Pallatin e Brigadave.

Në mbledhje pritej të diskutoheshin nismat “Prania besnike” dhe “Pasqyra Albania”, shkruan VoxNews.

Deri më tani nuk bëhen të ditura arsyet që kanë çuar në anulimin e takimit, i cili ishte parashikuar të zhvillohej me pjesëmarrjen e zgjeruar të grupit parlamentar socialist.


Video