Qytetarët i larguan nga sheshi, reagon Belind Këlliçi

14 October 2026, 18:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qytetarët i larguan nga sheshi, reagon Belind Këlliçi

Protestuesit kanë refuzuar ditën e sotme që deputetët e PD-së të marrin pjesë në tubimin e tyre.

Mes deputetëve të cilëve u është kërkuar të largohen ka qenë edhe deputeti Belind Këlliçi.

Pas largimit nga protesta, Këlliçi tha se protestuesit nuk e kanë sulmuar, por sjellja e tyre nuk ishte korrekte. Madje, deputeti nuk la pa atakuar as mediat, të cilat, sipas tij, nuk raportojnë të vërtetën.

Po ashtu, nga protesta janë larguar nga qytetarët edhe deputetët Edi Paloka dhe Enno Bozdo.


Video