Protesta e 123 kundër qeverisë, aktivistët: Von der Leyen të na dëgjojë kudo që është, nuk shkojmë në BE me Ramën

30 September 2026, 21:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e 123 kundër qeverisë, aktivistët: Von der Leyen të
Protesta e 123 kundër qeverisë

Me thirrjet “Nesër më shumë” ka përfunduar edhe protesta e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët shprehet të vendosur se revolta nuk do të ndalet dhe se kërkesa për dorëheqjen  e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme.

Protestuesit marshuan në kryeqytet, “arrestoni Ramën”, arrestoni Ballukun, “Shqipëria kërkon revolucion”.

Gjatë marshimit kanë ndezur edhe flakadanë.

Më herët u zhvillua edhe takimi i Presidentes së Komisionit Europian Von der Leyen me kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët u organizuan në lokacione të ndryshme të Bulevardit për shkak se nuk u lejuan nga policia të mbanin tubimin para sheshit të Kryeministrisë.

protesta-123-1.jpeg

Gjatë fjalimeve, përpara Kryeministrisë, aktivistët thanë Von der Leyen duhet të dijë se  se në BE shqiptarët nuk shkojnë me Edi Ramën, me Agasin, Belinda Ballukun.

 


Video