VIDEO: Rama nis Podcastin me sportistët elitarë

8 April 2023, 08:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO:  Rama nis Podcastin me sportistët elitarë
Rama nis Podcastin me sportistët elitarë

Në episodin e parë, Podcastit i kryeministrit Edi Rama i titulluar “Flasim” kishte të ftuar specialë.

Ata janë shtatë kampionët e sportit, të cilët u nderuan pak ditë më parë me grada honorifike dhe tashmë janë pjesë e ushtrisë shqiptare.

Shefi i qeverisë nuk kurse pyetje serioze, batutat dhe “ngacmimet” për sportistët elitarë.

“Shtatë kampionë prej majave më të larta të sportit botëror, flasin në ditën e gradimit të tyre si kolonelë të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke ndarë momente të bukura e momente të zymta të ngjitjes së tyre drejt majës”, shkruan Rama.

Kampionet e Kosovës në xhudo, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë pjesë e Forcave të Armatosura, ndërsa peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, boksieri Alban Beqiri edhe atletja Luiza Gega do jenë tanimë me gradën “Kolonel”.


Video