VIDEO: I veshur sportiv dhe me Alizotin me vete, Berisha ikën drejt Gjermanisë (nuk dihet përse)

25 June 2026, 19:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO: I veshur sportiv dhe me Alizotin me vete, Berisha ikën drejt

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka udhëtuar mesditën e kësaj të enjte jashtë Shqipërisë. Siç shihet dhe nga pamjet që një qytetar ka ndarë në rrjetet sociale, Berisha është shoqëruar nga shërbimi ekskluziv i aeroportit deri në shkallët e avionit.

Nuk është e qartë se për ku ka udhëtuar lideri demokrat, por sipas qytetarit që ka publikuar pamjet, bëhet fjalë për Gjermaninël.

Sali Berisha ka pranë shoqëruesin e tij që i mban dhe çantat, ndërsa pas tyre është dhe deputeti demokrat Tomor Alizoti.


Video