"Veliaj është i shkarkuar", Berisha flet pasi kandidoi për deputet kushëririn e Elvis Roshit: S'është argument se ka lidhje gjaku

21 Mars 2025, 14:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i PD Sali Berisha

Në një konferencë me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi ky i fundit me një vendim të firmosur nga qelia e paraburgimit në Durrës caktoi kryetare të komanduar të Bashkisë Tiranë, Sara Goxhajn.

Berisha tha se emërimi i Anuela Ristani si kryetare e komanduar është antikushtetues.

Ndër të tjera Berisha u pyet edhe për praninë e djalit të xhaxhait, kushëriri i Elvis Roshit, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elton Roshi në listën e kandidatëve të PD-së në koalicionin Aleanca Madhështore.

Berisha tha se "kushëriri nuk është mëkatar për kushëri". "Nëse ky...si quhet. Eltoni nuk ka patur aktivitet me Elvisin. Se ka lidhje gjaku, s'mund të jetë argument. Duhet të jetë në listë të në nga partitë aleate", tha ai.

Për emërimin e Yuri Kim në Departamentin Amerikan të Shtetit, ai u pyet nese do e uronte. Por Berisha tha se nuk ka ndryshuar qëndrim. "Ftoj FBI dhe kongresin t'a hetojë. Nuk kam burim të saktë në lidhje me sa thoni. Por qëndrimi im nuk ndryshon", përfundoi Berisha.


Video