VIDEO/ Themelimi i Bordit të Paqes për Gazën, Vjosa Osmani LIDERJA e vetme e Ballkanit që nënshkroi nismën!

22 January 2026, 11:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Themelimi i Bordit të Paqes për Gazën, Vjosa Osmani
Donald Trump/ Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte sot pjesë e “Bordit të Paqes”, të mbajtur në Davos, ku presidenti i SHBA-vë, Donald Trump prezantoi nisëm, ndërsa vendet pjesëmarrëse nënshkruan  marrëveshjen.

Vjosa Osmani dhe Presidenti Donald Trump shkëmbye një bisedë për disa momente përpara se të bënin nënshkrimin.

Më herët Presidentja, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ndodhet në Davos me ftesë të presidentit amerikan, Donald Trump për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes.


Osmani në një postim në Facebook ka publikuar pamje nga Davos.

Në këtë takim ishin të pranishëm disa liderë, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk merrte pjesë.

Po ashtu, ajo që u vu re ishte fakti se nuk merrte pjesë asnjë lider nga vendet e BE me përjashtim të Viktor Orban i Hungarisë.



Video